Tërheqja e mjeteve nga Trusti, Muja: E kundërshtojmë sepse nuk e ka idenë t’i ndihmojë shtresat e varfëra

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje(LVV), Armend Muja, në emisionin “Argument Plus” të RTV21, ka përsëritur qëndrimin e VV-së, kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti Pensional.
Muja ka thënë se e kundërshtojnë sepse sipas tij nuk e ka idenë t’i ndihmojë shtresat më të varfëra. “Në fakt, ideja është që të tërheqin ata që i kanë punët mirë, ose kanë kursime”. 
Tutje, Muja ka thënë se nga tërheqja 30 për qind e Trustit, “përfitojnë ata që i kanë punët mirë, jo ata që i kanë punët keq”.
Ai ka thënë se kjo nuk është një politikë që i ndihmon qytetarët./21Media

Back to top button