KF Gjilani i kërkon falje KF Ballkanit

Klubi i futbollit Gjilani Përmes një komunikate zyrtare ka dënuar ashpër rastin e dhunës që ndodhi në stadiumin e këtij qyteti ku tifozët vendas sulmuan fizikisht portierin e skuadrës mysafire Stivi Frashëri.
Në reagimin e tyre, ata thonë se situata u agravua pas golit të barazimit dhe se incidenti erdhi për shkak të reagimit të dobët të policisë së Kosovës.
Më tutje ata i kanë kërkuar ndjesë KF Ballkanit duke garantuar që kjo situatë nuk do t’i dëmtojë raportet ndërmjet dy klubeve, derisa bëhet e ditur se do të ndërmerren të gjitha masat që personat përgjegjës të vihen para drejtësisë dhe t’iu ndalohet përjetësisht hyrjen në ndeshjet e organizuara nga Sport Club Gjilani./21Media

Back to top button