Vdiq aktorja e njohur e “EastEnders”
Ka vdekur në moshën 95 vjeçare aktorja June Brown, e njohur në rolin e saj e Dot Cotton në EastEnders.
Familja e saj u shprehën të pikëlluar për vdekjen e më të dashurës së tyre. Nga të njëjtit u bë edhe njoftimi për vdekjen e aktores.
Miq e kolegë u shprehën gjithashtu të mërzitur për miken e tyre. E përshkruan atë si një grua të jashtëzakonshme.
Aktorja për herë të parë u shfaq në serial në vitin 1985, qëndroi deri në vitin 1993, duke u rikthyer në vitin 1997 deri në vitin 2020./21Media
