Haxhiu mohon ndikimin e Qeverisë në Shërbimin Korrektues
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas raportimeve se militantët e VV-së janë punësuar në Shërbimin Korrektues të Kosovës.
Haxhiu ka thënë se për ”herë të parë në historinë e Shërbimit Korrektues të Kosovës, komisioni përzgjedhës (i cili përbëhet nga zyrtarë civil) nuk ka pasur as presionin më të vogël gjatë procesit të përzgjedhjes së zyrtarëve korrektues”
Sipas saj, ata kanë qenë thjesht të lirë dhe pa asnjë ndikim dhe presion nga kabineti apo dikush nga Qeveria dhe po ashtu kanë qenë në monitorim.
”Njësoj do të ndodhë edhe me pozitat tjera që janë hapur dhe që do të hapen me ç’rast i ftojmë të gjithë ata që kanë interes të monitorojnë proceset e tilla. Njësoj ka ndodhur edhe me procesin e Provimit të Jurisprudencës, ku kanë kaluar provimin më shumë se 100 persona. Kurrë asnjë presion nga askush nga kabineti apo dikush tjetër nga qeveria.Njësoj do të ndodhë edhe me provimin për noterë dhe përmbarues por edhe me gjitha konkurset e tjera”, ka shkruar në Facebook Haxhiu.
Ajo në fund ka shtuar se çfarëdo përpjekje për të dëmtuar proceset e tilla kanë dështuar./21Media