Akademia e Filmit në ShBA përshpejton rastin e shqyrtimit të Will Smith-it

Aktori 53 vjeçar, Will Smith, i cili ka dhënë dorëheqje nga Akademia e Filmit e Shkencës në SHBA, do të përballet me procesin e shqyrtimit të incidentit që shkaktoi në “Oscars 2022”, për goditjen e nikoqirit Kris Rok. Ky shqyrtim do të bëhet më herët se që ishte planifikuar, në vend të datës 18 prill 2022, më 8 prill.
Presidenti i kësaj akademie, David Rubin, përmes një mesazhi, të cilin e siguroi revista People konfirmoi se procesi u përshpejtua sa i përket dorëheqjes së Smith nga Akademia.
“Është në interesin e të gjithë atyre që janë përfshirë në këtë rast që incidenti të shqyrtohet në kohë. Akademia ka njoftuar për planin se do të lansojë një rishikim formal për sjelljet e Smith pak kohë pas Oskarëve”, shkroi ai.
Ai po ashtu bëri të ditur se rastin do ta shqyrtojnë tutje, këtë në koordinim me rregullat, standardet dhe ligjin e Kalifornisë.
Sidoçoftë, Smith, i cili në Academy Awards u shpërblye me çmimin për aktorin më të mirë në filmin ‘King Richard’, ka hequr dorë tashmë nga ai.
Ai përmes një deklarate u përgjigj në mënyrë të drejpërdrejt për procesin e shqyrtimit diciplinor, me ç’rast tha se i pranon pasojat që vijnë pas incidentit.
Ai th se veprimet e tij në “Oscars 2022” ishin tronditëse, të dhembshme dhe të pafalshme. “Jam zemërthyer”, tha Smith.
Mbetet të shihet se çfarë do të vendosë Akademia e Filmit në lidhje me incidentin./21Media

Back to top button