NATO do të rrisë mbështetjen për Ukrainën
Anëtarët e NATO-s kanë rënë dakord të forcojnë mbështetjen për Ukrainën, tha Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ushtarake.
Stoltenberg foli pas një takimi të NATO-s në të cilin Ukraina bëri thirrje për më shumë armë, transmeton rtv21.tv.
Ai shton se të gjithë ata që janë përgjegjës duhet të sillen para drejtësisë dhe se vendet anëtare të NATO-s po mbështesin përpjekjet për një hetim ndërkombëtar./21Media