Vrasja e Haradinajt, Kurti shpreson në drejtësi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar sulmin me eksploziv të “Tre Rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës, në banesën e familjes Haradinaj. Nga ky sulm mbeti i vrarë Selver Haradinajn dhe të plagosur gruaja e dy fëmijët e tij.
Fajtorët ende nuk dihen.
Kurti ka thënë se kanë shpresë e besim që do të vihen para drejtësisë vrasësi apo vrasësit e Selver Haradinajt.
Sipas tij, përmes drejtësisë dhe dënimit të kriminelëve, Kosova do ta bëhet vend demokratik e prosperues ku të gjithë qytetarët jetojnë e punojnë të sigurt pavarësisht përkatësisë kombëtare e fetare, gjinore e sociale./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?