NASA vëren një kometë të madhe të drejtuar drejt Tokës

Shkencëtarët e NASA-s kanë bërë të ditur se kanë vërejtur një kometë të madhe, e cila arrin rekordin për kah madhësia, dhe e cila është drejtuar në drejtim të Tokës.
Bërthama e saj është më e madhja që kanë parë deri më sot, sipas tyre 50 herë më e madhe se e ndonjë kometë tjetër.
Besohet se ajo mund të peshojë 500 trilion ton, apo se është qindra mijëra herë më e madhe se kometat tjera.
Kjo kometë e cila njihet si C/2014 UN 271 është duke lëvizur me shpejtësi të madhe, është duke shkuar nga skaji i sistemit diellor, por shkencëtarët thonë se nuk kemi pse të frikësohemi, pasi që ajo nuk do të afrohet më shumë se një miliard mila nga dielli. Kjo sipas tyre nuk do të ndodhë deri në vitin 2031.
Për këtë objekt dihet që prej nëntorit të vitit 2010. Për të zbuluar më shumë rreth tij, NASA ka shfrytëzuar teleskopin Hubble, dhe në bazë të tij ka zbuluar edhe madhësinë e kometës.
Kometën e zbuluan astronomët Pedro Bernardinelli e Gary Bernstein nga observatori Cerro Tololo Inter American, në Kil.
Prej këtij viti, shkencëtarët e vrojtojnë vazhdimisht me teleskop.
NASA thotë se kometa ka vjetërsi disa miliarda vite, dhe si e tillë, paraqet një relik të ditëve të hershme të sistemit tonë diellor./21Media

Back to top button