Sigal Prishtina shënon fitore kundër Balkan-it nga Bullgaria
Ka përfunduar përballja mes klubit të basketbollit Sigal Prishtina dhe Balkan-it, e vlefshme kjo për ndeshjen e parë të çerekfinales së play-off-it të Ligës Ballkanike.
Pas katër çerekëve të zhvilluar gjiganti kosovar, Sigal Prishtina e ka mposhtur me rezultat të ngushtë 85:83 klubin e basketbollit nga Bullgaria, Balkan.
Çereku i parë është mbyllur me rezultat 35:25 në favor të Sigal Prishtinës, kurse në çerekun e dytë kanë qenë basketbollistët e Balkan ata, të cilët kanë qenë më të mirë, duke kryesuar me shifrat 19:16, por kjo nuk ka mjaftuar pasi që pjesa e parë është mbyllur me rezultat 51:44 në favor të “Plisave”.
Klubi i Balkan-it ka vazhduar presionin edhe në çerekun e tretë, me ç’rast ka qenë në epërsi prej 22:18, ku edhe çerekun e parë e ka mbyllur me epërsi prej 16:17, por që ka qenë e pamjaftueshme pasi që rezultati në semafor ka treguar 85:83 në favor të Sigal Prishtinës.
Ndeshja e kthimit mes këtyre dy klubeve do të zhvillohet më 20 prill me fillim nga ora 17:00, në palestrën sportive “Arena Botevgrad”.