Japonia e shqetësuar për testet e raketave lundruese të Rusisë

Ministri i Jashtëm japonez, Yoshimasa Hayashi në një konferencë për shtyp tha se Tokio i ka përcjellur shqetësimet e tij Moskës për testet e raketave lundruese të kryera nga Rusia në Detin e Japonisë.
”Moskës i kërkohet të përmbahet nga çdo veprim që mund të rrisë tensionet në Azinë Verilindore” në dritën e kësaj situate. Japonia dënon fuqishëm agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, pasi ato trondisin themelet e rendit ndërkombëtar”, tha Hayashi.
Ndërkaq edhe ministri i Mbrojtjes i Japonisë, Nobuo Kishi tha se Moska po synon të tregojë forcën e saj në rajonin e Lindjes së Largët dhe modernizimin e fuqisë së saj detare.
Të enjten, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se dy nëndetëse nga Flota e saj e Paqësorit testuan me sukses raketat e lundrimit Kalibr nga një pozicion nënujor në ujërat e Detit të Japonisë, shkroi ministria në një postim në  faqen e saj zyrtare në  ”Facebook”./21Media

Back to top button