Rusët nuk i lejojnë banorët e Mariupolit t’i varrosin personat e vrarë
Zyrtarët e qytetit në Mariupol thonë se pushtuesit rusë kanë filluar të zhvarrosin trupat e varrosur në oborret e blloqeve të banimit në Mariupol.
Këshilli i qytetit të Mariupol tha në Telegram se pushtuesit nuk po i lejojnë banorët të varrosin personat që pretendohet se janë vrarë nga ata.
Çdo oborr tani ka një mbikëqyrës për të zbatuar këtë rregull, raporton BBC.
Ka 13 krematoriume të lëvizshme në Mariupol, sipas Ukrainës, dhe autoritetet e qytetit dyshojnë se rusët po përpiqen të mbulojnë krimet e luftës./21Media