23 raste të reja me koronavirus në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 23 raste të reja me Covid-19.
Janë dhënë 77 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.555 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.432 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Janë dhënë 100.902 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.242.
Në total numri i rasteve aktive është 481./21Media