Ukrainë: Sot dita vendimtare për Mariupolin…

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se trupat ruse në qytetin ukrainas Mariupol “vendosën të rrafshojnë qytetin me tokë me çdo kusht”.
Disa orë më parë, kryeministri i vendit, Denys Shymhal, tha se Mariupol “nuk kishte rënë” pavarësisht ultimatumit të Rusisë për t’u dorëzuar dhe se forcat e mbetura ukrainase atje “do të luftonin deri në fund”.
Nderkaq agjencitë nderkombetare të lajmeve nga Moska dhe Ukraina, njoftojnë se Rusia iu ka dhene ultimatum banorëve te qytetit Mariupol qe nga sot ne mengjes t iy binden urdherave te ushtrisë ruse,nderkaq qe Moska zyrtare iy bene bene apel ushtarëve ukrainas qe po e mbrojne kete qytet dhe pjesën lindore ” të dorëzohen sa më parë”…
Më shumë njerëz u kthyen në Ukrainë nga Polonia sesa ata që u larguan, për herë të parë që nga fillimi i luftës. Gati 22,000 njerëz kaluan në Ukrainë të shtunën, ndërsa 19,200 u larguan, sipas Shërbimit Kufitar polak, thuhet ndër të tjera në raportet e mengjesit te dites se henë te BBC-së./21Media

Show More
Back to top button