Rama me biçikletë në kryeqytet: Prishtina po frymon!

I pari i Prishtinës, Përparim Rama së bashku me stafin e kësaj komune kanë dalur gjatë ditës së sotme për shëtitje me biçikleta.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka shkruar se më në fund kryeqyteti po frymon.
Rama ka thënë se po punojnë në lirimin e trafikut në Prishtinë, ai ka inkurajuar qytetarët të fillojnë përdorimin e transportit alternativ.
“E shijuam tej mase xhiron e sotme bashkë me Marakli t’Biciklave rreth e qark Unazës. Jemi duke punuar fort për lirimin e trafikut në Kryeqytet, andaj i inkurajoj qytetarët të fillojnë të përdorin transportin alternativ  për të mirën e ambientit dhe shëndetit të të gjithëve. Prishtina po frymon!”, u shpreh Rama.

Komuna e Prishtinës mori vendim që të shtunën ta testojë shndërrimin e gjithë unzës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet./21Media

Back to top button