Siguria e Kosovës, Donfried siguron që përkushtimi i ShBA-së vazhdon të mbetet i fuqishëm
Ndihmës-sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karin Donfried, sot në konferencë të përbashkët me Presidenten Vjosa Osmani, fjalimin e nisi duke e kujtuar të ndjerën ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.
Gjatë konferencës, Donfried deklaroi se të gjithë duhet të luftojmë çdo ditë për të përmbushur nevojat e qytetarëve.
“Kjo do të thotë avancimin e përpjekjeve për të siguruar që Kosova e merr vendin e saj të duhur në institucionet evropiane dhe euro-atlantik, përfshirë përfshirë, përmes marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të cilat përqendrohen në njohjen e ndërsjellë”, tha ajo.
Donfried e falënderoi Presidenten Osmani për përkushtimin për ta luftuar korrupsionin, për të avancuar demokracinë dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut.
Ajo tha se ShBA do të vazhdojë të punojë derisa të zgjerohet ekonomia në Kosovë.
“E di që lufta brutale e Kremlinit kundër Ukrainës, në shumë raste i ka hapur kujtimet e vjetra, të zeza të kosovarëve, të përvojave të tyre të viteve të 90-ta.Lidershipi empatik dhe humanitar që Kosova e ka shprehur përkundër këtyre traumave të rizgjuara, është shumë e shënuar, sepse vazhdimisht Kosova i ka treguar botës se kur njerëzit kanë nevojë, atëherë dyert e saja janë të hapura.”, tha ndihmës-sekretarja Donfried.
Ajo shprehu falënderim për mikëpritjen afganëve në Kosovë dhe shprehu falënderim për ofertën e Kosovës për të mikpritur ukrainasit.
Lidhur me sigurinë e Kosovës, Karin Donfried siguroi që përkushtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i aleatëve vazhdon të mbetet i fuqishëm, shkruan rtv21.tv
“KFOR-i, i cili është zbarkimi më i madh i NATOS-s është një manifestim më i madh, i dukshëm i përkushtimit tonë të vazhdueshëm për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”, tha ajo.
Donfried shtoi se ShBA-të janë krenare që Kosovën mund ta quajnë si partnere të tyre.
Emisari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ndihmës-sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried sot vizituan Kosovën, me ç’rast zhvilluan takime me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti./21Media