Llapi shpallet kampion në Ligën e Parë

Vashat llapiane mbyllën sezonin në krye të tabelës me 39 pikë, pesë më shumë se përcjellësi më i afërt, duke siguruar pjesëmarrjen në Superligën B.
Ekipi i Fetah Gashit, siç informoi Federata e Volejbollit e Kosovës, në xhiron e fundit mposhti konkurrentin direkt për titull, Vushtrrinë, për të siguruar edhe matematikisht vendin e parë, njëherit edhe titullin kampion.
Llapi ngriti Kupën, të cilën kapitenes ia dhuroi presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci, ndërsa medaljet i ndau sekretari i përgjithshëm i FVK-së, Valon Nikqi së bashku me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim Balaj.
FVK e përgëzoi Llapin për titullin dhe i uroi fat në Superligën B, sezonin e ardhshëm./21Media

Back to top button