“Është konfirmuar ndihma e Ministrisë së Bujqësisë ndaj bizneseve që merren me agroturizëm”

Kaltrina Salihu sonte në Rtv21 tha se është konfirmuar ndihma e ministrisë së Bujqësisë ndaj bizneseve që merren me agroturizëm.
Ajo në emisionin “Start Up” tha se të gjithë duhet fokusuar te çertifikimi ose regjistrimi i produkteve që po shërbehen në pjesët e restoranteve.

Salihu u shpreh se agroturizmi është adresë e sigurt për punësim, për popullatën vendore. Ajo tha se agroturizmi është ndër sektorët kyç dhe lidhur me të, shtoi se duhet të fokusohen të gjithë, përfshirë institucionet dhe partnerët./21Media

Back to top button