Ngritet aktakuzë ndaj dy personave për fajde

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave nën dyshimin se kanë veprën penale fajde.
“Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit e lartcekur me dashje dhe me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare vazhdimisht kanë dhënë para me fajde me kamat mujore dukshëm jo proporcionale.’, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Sipas njoftimit me këto veprime R.J akuzohet se ka kryer veprën penale në vazhdim ‘’Fajdeja’’ nga neni 331 paragrafi 2 të KPRK-së, ndërkaq H.D akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Ndihma në kryerjen e veprës penale Fajde’’, nga neni 331 paragrafi 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së./21Media

Back to top button