Kanadë: Pronat e konfiskuara ruse në shitje – mjetët i dërgohen si ndihma humanitare Ukrainës

Kanadaja dëshiron të bëhet vendi i parë i G7 që shet pronat ruse dhe përdor paratë për të financuar ndihmën për Ukrainën, dhe të mërkurën njoftoi sanksione të reja kundër 203 personave – “bashkëpunëtorë” në përpjekjen e Rusisë për të aneksuar Donbasin.
“Ne po kërkojmë një mundësi jo vetëm për të kapur, por edhe për të miratuar konfiskimin e pasurisë së individëve dhe personave juridikë të sanksionuar, dhe në këtë mënyrë të kompensojmë viktimat (ukrainase)”, tha të mërkurën ministrja e Jashtme Melanie Jolie.
Kryeministri Justin Trudeau u tha gazetarëve se Kanadaja po kërkonte “mënyra për të ndëshkuar më tej” duke konfiskuar pronën e atyre që u sanksionuan.
Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, Kanadaja ka vendosur sanksione ndaj “më shumë se 1100 personave dhe personave juridikë” të cilët janë bashkëpunëtorë të qeverisë së Presidentit Vladimir Putin. Disa nga këto sanksione u morën në koordinim me aleatët.
“Ne jemi vendi i parë i G7 që ofrojmë një mekanizëm të ri (shitje të aseteve të sanksionuara) sepse ne besojmë se do të funksionojë,” u tha ministri gazetarëve, duke shtuar se nuk kishte “vlerësime të qarta” se sa mund të arrihet përmes mekanizmit të ri.
Megjithatë, Melanie Jolie saktësoi se “prona e oligarkëve rusë në Kanada është e rëndësishme”.
Përveç dispozitës së re të prezantuar në Parlament të martën, Kanadaja njoftoi gjithashtu sanksione të reja, këtë herë kundër “11 zyrtarëve të lartë dhe 192 anëtarëve të këshillave popullore të të ashtuquajturave republika popullore të Luganskut dhe Donjeckut”.
“Kanadaja nuk do të shikojë me krahët e mbledhura teksa Presidenti Putin dhe bashkëpunëtorët e tij përpiqen pa u ndëshkuar të rivizatojnë kufijtë e Ukrainës”, shtoi ministri i jashtëm kanadez, duke uruar që “Ukraina të fitojë”.
Sanksionet për ata 203 persona shtesë janë si shtesë e disa kufizimeve të tjera të shpallura në dy muajt e fundit. Bëhet fjalë për ngrirjen e fondeve, ndalimin e transaksioneve dhe pamundësinë për të hyrë në Kanada, raportoj ë mediat kanadeze nga Otava./21Media

Back to top button