SHBA nuk beson se Rusia do të përdorë armë bërthamore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk besojnë se ekziston një kërcënim i përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia, pavarësisht një përshkallëzimi të kohëve të fundit në retorikën e Moskës, ka thënë një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane, sipas Reuters.
Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë të monitorojnë çdo ditë aftësitë bërthamore të Rusisë më së miri që munden, thotë zyrtari, duke folur në mënyrë anonime, përcjell rtv21.tv
“Ne nuk vlerësojmë se ekziston një kërcënim i përdorimit të armëve bërthamore dhe asnjë kërcënim për territorin e NATO-s”, thotë ai./21Media

Back to top button