Filmi “The Bad Guys”, në krye të box office
Filmi “The Bad Guys”, i cili javën e kaluar kryesoi box office-n amerikan, kryesoi edhe këtë vikend. Ai fitoi $16.1 milionë nga 4,042 lokacione, duke bërë që shuma e përfitimeve totale në box office-n vendor të arrijë në $44.4 milionë.
Në përgjithësi ishte vikend i qetë sa i përket frekuentimit në kinema. Tani Hollywood-i po përgatitet për filmin e Disney “Doctor Strange in the Multiverse of Madness”, që do të lansohet në SHBA këtë të premte.
Ky film i Marvel, në të cilin me rol paraqitet Benedict Cumberbatch, dhe ngjarjet në të cilin zhvillohen pas atyre në filmin “Spider-Man: No Way Home”, pritet të tërheqë numër të madh dashamirësh të tij në kinema.
Sa i përket filmit “The Bad Guys”, ai është film i animuar, komedi me krime, prodhuar nga DreamWorks Animation.
Regjinë e tij e ka bërë Pierre Perifel, e skenarin Etan Cohen. Filmi bazohet kryesisht në librin e fëmijëve me po këtë titull, të auorit Aaron Blabey.
Zërat për personazhet në film i kanë huazuar: Sam Rockwell, Marc Maron, Awkwafina, Craig Robinson, Anthony Ramos, Richard Avoade, Zazie Beetz, Alex Borstein e Lily Singh.
Personazhet, zërat për të cilët i huazuan këta aktorë, përqendrohet në një grup kafshësh kriminele.
Filmi i animuar “The Bad Guys” u lansua në disa vende me 16 mars 2022, e në SHBA me 22 prill 2022.
Ai ka marrë kritika kryesisht pozitive. “The Bad Guys” u realizua me një buxhet prej 80 milionë dollarëve amerikan, ndërkaq deri më tani nga kinamatë botërore ka fituar 119 milionë dollarë amerikan. /21Media