Gjermania mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Gjermania mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kështu është bërë e ditur përmes një postimi në Twiter nga deputeti gjerman Knut Abraham.
Ai ka bërë pyetje qeverisë gjermane nëse do ta mbështeste një aplikim të Kosovës
E Qeveria e Gjermanisë është përgjigjur se e mbështet anëtarësimin e Kosovës.
“Qeveria e Gjermanisë mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Është me rëndësi, për këtë të mbesim në koordinim të ngushtë me partnerët tanë në Bashkim Evropian dhe në Këshill të Evropës”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Gjermanisë.


Qeveria e Kosovës ka bërë e ditur se po bëhen plane që së shpejti të aplikohet për anëtarësim në Këshill të Evropës.
Ndërkohë me përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Evropës rruga e anëtarësimit të Kosovës në këtë këshill është lehtësuar./21Media

Back to top button