Ursula von der Leyen: Rusia nuk është më një partner i besueshëm
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se embargoja e naftës ndaj Rusisë e shpallur në fillim të kësaj jave nuk do të ishte e lehtë, por se BE-ja nuk mund të “transferojë para në Rusi në afat të gjatë, duke pasur parasysh vlerat e saj”.
Ajo tha gjithashtu se BE duhet të zvogëlojë varësinë e saj nga gazi rus dhe se Rusia nuk është më një partner i besueshëm.
Përfaqësuesit e BE-së do të takohen sërish të premten, në bisedimet që pritet të vazhdojnë gjithashtu në fundjavë, për të negociuar një paketë të propozuar sanksionesh të BE-së kundër Rusisë.
Lufta e presidentit rus, Vladimir Putin, në Ukrainë dhe sanksionet e nevojshme të ndërmarra nga BE ishin më shumë se një test stresi për ekonominë tonë, shtoi von der Leyen.
Ajo tha se BE-ja ishte “në anën e Ukrainës”. “Ne duam që Ukraina të fitojë këtë luftë”, citohet të ketë thënë ajo nga agjencia e lajmeve Reuters.
E pyetur se cilat do të ishin kriteret për të vendosur nëse Ukraina e kishte fituar luftën, ajo tha se i takon Ukraina të vendoste se si të negocionte me Rusinë për të arritur një armëpushim./21Media