Britania e Madhe do të mbështesë Ukrainën në organizimin e Eurovisionit

Sekretari i Biznesit i Britanisë së Madhe, Kwasi Kwarteng u pyet për fitoren e Ukrainës në Eurovizion.
Duke diskutuar fjalimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy për organizimin e konkursit të vitit të ardhshëm, Kwarteng tha se “mezi pret ta shohë atë” të mbahet atje.
I pyetur nëse Mbretëria e Bashkuar do të mbështeste Ukrainën në organizimin e ngjarjes, ai u përgjigj: “Absolutisht… ajo që ne kemi bërë është të mbështesim vërtet Ukrainën që nga fillimi i kësaj krize dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”.
Ai shtoi se situata në luftën në Ukrainë ka qenë “inkurajuese” dhe qartë se qëllimet e luftës së Rusisë kanë qenë “plotësisht të frustruar”./21Media

Back to top button