Erdogan: Delegacionet e Suedisë dhe Finlandës mos të vijnë në Turqi

Që Finlanda dhe Suedia të anëtarësohen në NATO, të 30 anëtarët ekzistues duhet të thonë po. Por tani për tani, njëri po thotë jo.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan thotë se nuk do të pranojë vendet që zbatojnë sanksione ndaj Turqisë.
Suedia pezulloi shitjet e armëve për Turqinë tre vjet më parë, pas ndërhyrjes ushtarake të Ankarasë në Siri. Dhe sipas agjencisë zyrtare turke të lajmeve, Finlanda dhe Suedia kanë refuzuar dhjetëra kërkesa për ekstradimin e militantëve kurdë që Turqia i përshkruan si terroristë.
Të dy vendet po dërgojnë delegacione në Ankara për të provuar të zgjidhin problemin, por presidenti Erdogan thotë se ata nuk duhet të shqetësohen.
Erdogan theksoi se diplomatët nuk duhet të vijnë në Turqi për ta bindur atë për ta aprovuar anëtarësimin e tyre në NATO.
Ai duket i vendosur të nxjerrë një çmim për votën e tij të çmuar. Të dielën, sekretari amerikan Anthony Blinken tha se kishte besim se Finlanda dhe Suedia do të bashkoheshin të dyja, pavarësisht kundërshtimeve turke./21Media
 

Back to top button