Gjykata ruse do të vendosë nëse Regjimenti i Azov është organizatë terroriste

Rusia ka kërkuar nga Gjykata e saj e Lartë të caktojë Regjimentin Azov të Ukrainës si një organizatë terroriste.
Sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax, Ministria e Drejtësisë në Moskë ka thënë se një çështje gjyqësore “për njohjen e shoqatës nacionaliste paraushtarake ukrainase “Azov” (emra të tjerë të përdorur: batalioni “Azov”, regjimenti “Azov”) si një organizatë terroriste dhe ndalimi i aktiviteteve të tij në territorin e Federatës Ruse është caktuar për gjykim më 26 maj”.
Kjo vjen pasi luftëtarët ukrainas, shumë prej tyre ushtarë të Regjimentit të Azov, u evakuuan nga fabrika e çelikut Azovstal të hënën mbrëma, përcjell rtv21.tv
Më herët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov nuk pranoi të komentojë nëse mbrojtësit e fabrikës së çelikut të cilët tani janë në paraburgim rus, do të trajtohen si të burgosur lufte apo si kriminelë lufte.
Regjimenti Azov u formua në vitin 2014, menjëherë pasi Moska aneksoi gadishullin jugor të Krimesë të Ukrainës, për të luftuar kundër forcave ruse dhe rebelëve pro-rusë në rajonin lindor të Donbasit.
Disa luftëtarë të Azov fillimisht kishin lidhje me grupe nacionaliste dhe të ekstremit të djathtë. Regjimenti më vonë u përfshi në Gardën Kombëtare të Ukrainës./21Media

Back to top button