19 aksidente trafiku me të lënduar
Në Kosovë janë regjistruar 19 aksidente trafiku me të lënduar në 24 orët e fundit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë regjistruar edhe 31 aksidente trafiku me dëme materiale.
Për shkelësit e rregullave në komunikacion, Policia ka shqiptuar 1 mijë e 977 tiketa trafiku.
Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 17 persona, 10 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje kurse 6 në vuajtje të dënimit./21Media