Ukraina thotë se ka rimarrë një tjetër vendbanim në rajonin e Kharkiv-it

Forcat e armatosura ukrainase informuan se kanë rimarrë një tjetër vendbanim në rajonin e Kharkiv-it, ndërsa trupat vazhdojnë kundërsulmet e tyre në zonë.

Ata gjithashtu raportuan për luftime të ashpra në rajonin e Luhanskut, ku forcat ruse vazhdojnë përpjekjet për të shkatërruar mbrojtjen e Ukrainës.

Në Kharkiv, shtabi i përgjithshëm tha të mërkurën se “si rezultat i ofensivës së trupave tona, vendbanimi i Dementiivka-s u çlirua”.

Dementiivka është rreth 20 milje (35 kilometra) në veri të Kharkiv-it.

Shtabi i përgjithshëm tha se luftimet vazhduan në pjesë të tjera të zonës dhe forcat ruse po përparonin rreth fshatit Ternova, afër kufirit në veri-lindje të Kharkiv-it, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv

Rusët duket se po përpiqen të bllokojnë forcat ukrainase që të përparojnë drejt linjave të tyre të afërta të furnizimit brenda Ukrainës.

Garda Kombëtare e Ukrainës raportoi se në rajonin e Luhanskut, Brigada e saj e Reagimit të Shpejtë kishte shkatërruar ura për të ndaluar përparimin e forcave ruse drejt qyteteve Severodonetsk dhe Lysychansk. Video e postuar nga Garda Kombëtare tregon se urat janë shkatërruar ditët e fundit.

Në të njëjtën zonë, shtabi i përgjithshëm raportoi sulme ajrore kundër disa qyteteve përgjatë vijave të frontit, si dhe zonave përreth qytetit të Bakhmut-it. Ai tha se përpjekjet për të thyer linjat e Ukrainës në zonën e Adviivka ishin zmbrapsur.

Njësitë ukrainase gjithashtu vazhdojnë të mbajnë forcat ruse që përpiqen të avancojnë në jug në rajonin e Donetskut, sipas shtabit të përgjithshëm, i cili tha se ata u shkaktuan humbje rusëve rreth Dovhenke-s, në veri-perëndim të qytetit të rëndësishëm strategjik të Slovianskut. Rusët janë përpjekur të depërtojnë në atë zonë për më shumë se një muaj./21Media

Back to top button