Kaloni te përmbajtja kryesore

Nderohet Ergin Sherifi

Në ndeshjen e tretë finale të “Play-off”-it ndërmjet Golden dhe Trepçës është pensionuar zyrtarisht vëzhguesi, Ergin Sherifi.
Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës(FBK), Arben Fetahu e ka nderuar me një plaket mirënjohje për kontributin e tij në basketbollin e Kosovës.
Sherifi ka qenë basketbollist i Dritës nga viti 1975 deri në vitin 1982. Më pas në kohët e vështira ishte edhe gjyqtar nga viti 1986 deri më 1990, ku njihej si një gjyqtar me respekt të jashtëzakonshëm në parket.
Po ashtu ishte edhe trajner i basketbollit, nga viti 1991 deri më 1998, kurse në edicionin 1996-97, e kishte shpallur Dritën kampion të Kosovës.
Sherifi pasluftës rikthehet sërish si gjyqtar në basketbollin e Kosovës, nga 1999 deri më 2014, kurse më pas ishte vëzhgues deri më tani.
“Kontributi i tij ishte i madh në basketbollin e Kosovës, andaj FBK e ka nderuar me mirënjohje”, thuhet në shkrimin e FBK-së në Facebook./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button