Haxhiu-Kurtit: Unë i jam bashkuar UÇK-së dhe jam plagosur, ju jeni “veteran” pa ja ba bam

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, reagoi ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, pasi që i njëjti tha se opozita po manipulon me konceptin e varfërisë dhe sipas tij, iniciativa e tërheqjes së mjeteve të 30 përqindëshit është e rrezikshme.
Haxhiu përmes një postimi në “Facebook” kundërshtimin e Kurtit e ka quajtur “përpjekje djallëzore për ta aceruar debatin për Trustin”.
“Pse jeni nervoz kryeministër? Unë sipas Kushtetuese dhe Rregullores së Kuvendit kam dorëzuar projektligjin për Trustin, i cili e ka mbështetjen te krejt opozitës dhe deputetëve tjerë nga mazhoranca, gjë që do të duhej të ju gëzonte e jo të ju nervozonte. Nuk është e nevojshme ta ashpërsoni gjuhën për t’u ndezur debati për të kundërshtuar kërkesën e qytetarëve! Zhgënjimi i qytetarëve në ju është problem qe duhet ta kapërdini pa shpërthyer kundër deputeteve që marrin nisma ligjore në dobi të qytetarëve”, ka shkruar ai.
Haxhiu tutje ia kujoi Kurtit të kaluarën opozitare, “Kurti që në opozitë rrokulliste vetura e ndërkombëtarëve te UNMIKU e EULEX-it e shtynte ambasadoren amerikane e kundërshtonte politikat e tyre, sot qenka bërë i ndegjueshmi i tyre, për të kundërshtuar kërkesën e qytetarëve. Kjo jo vetëm që është papërgjegjësi ndaj votueseve, por njëkohësisht është edhe hipokrizi”.
Haxhiu tha se e këshillon Kurtin të angazhojë ekspertët më të mirë që ka për të bërë reformën pensionale pas miratimit të projektligjit për Trustin, në cilësinë e deputetit me përvojë të gjatë, Haxhiu i ofroni ndihmë në procesin e reformës pensionale dhe sociale.
Në fund Haxhiu pyeti Kurtin se kush është më patriot! “Kryeministër për patriotizëm njihemi mirë unë dhe ti, kemi qenë bashkë në Unionin e Studentëve dhe në protestat e viti 1997, unë i jam bashkuar UÇK-së dhe jam plagosur në luftë, gëzoj statusin e ushtarit luftëtar invalid i luftës së UÇK-së e ju jeni “veteran” pa ja ba bam askund. Kush është diletant, ti apo unë?! Albin për mashtrim dhe diletantizëm je kampion!”, ka përfunduar Haxhiu./21Media

Back to top button