Jada Pinkett Smith shpreson që Will Smith dhe Chris Rock të pajtohen

Jada Pinkett Smith i është rikthyer momentit kur bashkëshorti i saj, aktori Will Smith goditi me shuplakë komedianin Chris Rock në Oscars të këtij viti.
Jada ka thënë se shpreson që të dy të pajtohen e të gjëjnë një mënyrë ‘për t’u shëruar nga kjo’.
“Është bisedë shumë e rëndësishme për alopecinë. Duke marrë parasysh atë që kam kaluar me shëndetin tim dhe atë që ndodhi në Oscars”, u shpreh Pinkett-Smith.
Duke iu drejtuar natës së incidentit, ajo tha se shpreson që ata të gjejnë një mënyrë që t’i rregullojnë gjërat mes tyre.
“Tani për natën e Oscars, shpresa ime është që këta dy burra inteligjentë dhe të aftë, të kenë mundësi për t’u pajtuar, për të folur. Ne kemi nevojë për të dy. Kemi nevojë për njëri-tjetrin më shumë se kurrë”, u shpreh ajo.
Kujtojmë që, Smith goditi komedianin pas një shakaje që bëri ky i fundit në lidhje me gruan e Will-it, Jada.
Duket se Will nuk u nda I kënaqur nga ajo shaka dhe e goditi me shuplakë komedianin.
Gjithë kjo i kushtoi me një përjashtim për dhjetë vjet nga Oscars Will-it, e I njëjti kërkoi edhe falje publike ndaj Akademisë, Chris Rock-ut e gjithë fansave të tij./21Media

Back to top button