Kaloni te përmbajtja kryesore

Haradinaj thotë se AAK-ja do ta shpëtojë Kosovën nga populistët

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka akuzuar pushtetin aktuar për populizëm duke thënë se vetëm partia e tij do ta shpëtoj Kosovën nga populizmi.
Sipas Haradinajt ata që duhet ta ndryshojnë gjendjen në Kosovë jetojnë në ujëra të qeta edhe kur në vend ka stuhi.
”Kosova nuk është sot mirë. Qytetari i Kosovës nuk është mirë. Kosova sot udhëhiqet nga politikanë të pangopur në protagonizëm, në populizëm e mosbesues deri në fund, të frikësuar nga çdo gjë dhe në paranojë e izolim. Kosova është e trembur dhe reaguese. Pse? Sepse ata që duhet ta ndërrojnë këtë gjendje janë oportunistë. Jetojnë në ujëra të qeta, edhe kur Kosova është në stuhi. Janë përfitues rasti, shijojnë privilegje për konsum të tyre e për fat të keq të tillë ka shumë si në nivel qendror e lokal”, ka thënë Haradinaj në fjalimin në Kuvendin zgjedhor të partisë.

Ai ka thënë se është partia e tij ”ajo që do ta shpëtojë Kosovën nga populistët dhe oportunistët politikë e se do ta bëjë strategjike dhe jo reaguese”.
Ndërkaq , sot nga ora 10:00 ka nisur mbajtja e Kuvendit të kësaj partie ku do të zgjidhet kryetari dhe këshilli i përgjithshëm i AAK-së./21Media
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button