Katër anëtarët e një familjeje lahen vetëm një herë në javë për të kursyer rrymë

Një familje në Britaninë e Madhe është detyruar të lahet vetëm një herë në javë në përpjekje për të kursyer energjinë, raporton The Independent.
Standardet e jetesës në Mbretërinë e Bashkuar janë aktualisht më të vështirat në 40 vjet për shkak të rritjes së inflacionit, luftës në Ukrainë dhe rritjes së kostove të ushqimit, transmeton rtv21.tv.
Familja Atmane nga South West, Londër, thotë se kostoja e jetesës pas pandemisë e ka bërë jetën jashtëzakonisht të vështirë.
Në familje janë katër persona. Nëna Zahia Atmane, dy vajzat e saj adoleshente, 13 dhe 14 vjeç dhe bashkëshorti i saj.
“Është një presion i madh për ne veçanërisht kur ke fëmijë,” tha Zahia.
“Ne përpiqemi ta përballojmë dhe menaxhojmë këtë krizë, por çmimet po bëhen shumë të shtrenjta dhe shumë të larta çdo ditë”, shtoi ajo.
Zahia i tha The Independent se burri i saj humbi punën në një restorant gjatë pandemisë. Që atëherë, familja ka qenë e vështirë të mbijetojë.
Për të menaxhuar shpenzimet dhe për të ulur faturat e energjisë, familja ha ushqim të kufizuar dhe dush një herë në javë.
“Ne reduktojmë shumë gjëra si blerja e rrobave, blerja e shampove ose sapunit të markës, tani blejmë vetëm gjëra thelbësore, jo të markës nga Tesco ose Sainsbury’s”, shtoi ajo.
Nëna e dy fëmijëve tregoi gjithashtu se familja po kalonte depresion për shkak të rrethanave.
Familja Atmane nuk është e vetmja që është viktimë e inflacionit global në MB. Shumë familje të tjera vuajnë nga rrethana të ngjashme./21Media

Back to top button