Rahovec, vdiq një person pasi u godit nga rrufeja
Një person ka vdekur e një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e goditjes nga rrufeja.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj.
Elezaj ka thënë se të dy kanë qenë duke punuar, kur u goditën nga rrufeja.
“Me datë 06.06.2022 në ora 15:55, përmes thirrjes emergjente 112, Stacioni Policor-Rahovec është njoftuar se në fsh. Zatriq-Rahovec si pasojë e kushteve atmosferike dy persona (shtetas turk), derisa kishin qenë duke punuar, dyshohet të jenë goditur nga rrufeja. Patrullat policore së bashku me autoambulancë kanë dal në vendin e ngjarjes. Njëri nga viktimat (lindur në vitin 1988) është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren, atje mjeku kujdestar ka konstatuar vdekja e tij. Ndërsa viktima tjetër (lindur në vitin 1994) fillimisht është dërguar në QKMF në Malishevë dhe pastaj në QKUK-Prishtinë”, u shpreh Elezaj./21Media