Bulliqi ngushëllon familjen e 30 vjeçarit që vdiq sot: Ndajmë dhimbjen me ju!
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi i ka shprehur ngushëllime familjes së 30 vjeçarit, E.H, nga Podujeva i cili mbeti i vdekur sot si pasojë e rrëzimit të një lisi në Pejton.
“Me pikëllim të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të bashkëqytetarit tonë, Erdin Haxhiu, i cili ndërroi jetë sot në Prishtinë, ku si pasojë e erërave të forta u rrëzua një lis i cili goditi veturën në të cilën ndodhej tashmë i ndjeri. Në këto momente të dhimbjes së madhe, jemi me familjen Haxhiu për ta ndarë dhimbjen bashkë me ta! Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe mbarë farefisit!”, u shpreh Bulliqi.
Ndryshe, nga ky incindet i cili rezultoi fatal për 30 vjeçarin, mbeti e lënduar edhe një grua, e cila po merr trajtim në QKUK.
Ejup Govori nga QKUK, ka bërë të ditur për portalin rtv21.tv se gjendja e së njëjtës është stabile, por ka pësuar lëndime serioze./21Media