Vendet e Evropës Veriore dënojnë pushtimin ‘barbar’
Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace është takuar me homologët e tij nga 11 vende të tjera evropiane në Islandë për të diskutuar sfidat e sigurisë për Evropën Veriore pas luftës së Rusisë në Ukrainë.
Kombet e Grupit Verior – Danimarka, Estonia, Finlanda, Gjermania, Islanda, Letonia, Lituania, Holanda, Norvegjia, Polonia, Suedia dhe Britania e Madhe – kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke dënuar pushtimin dhe duke mirëpritur vendimet e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar në NATO.
Wallace ka nënshkruar një marrëveshje të re me Finlandën duke u bazuar në paktin e ndërsjellë të sigurisë që MB-ja dhe Finlanda kishin rënë dakord në maj. Pakti angazhon çdo vend që t’i vijë në ndihmë tjetrit nëse sulmohet, shkruan BBC./21Media