Traileri i filmit “Black Adam”
“Black Adam” është filmi i ri me superheronj që bazohet në personazhin e DC Comincs me po këtë emër.
Ai është nënprodukt i filmit Shazam!, që u realizua në vitin 2019.
Regjinë e tij e ka bërë Jaume Collet-Serra.
Rolin kryesor, atë të Black Adam e luan Dwayne Johnson. Në të me role paraqiten edhe aktorët: Noah Centineo, Aldis Hodge, Sarah Shahi, Quintessa Swindell dhe Pierce Brosnan.
Johnson për paraqitje me rolin e “Black Adam” fillimisht njoftoi në vitin 2014.
Filmi “Black Adam” u planifikua të lansohej në dhjetor të 2021-tës, por u shty për shkak të pandemisë së COVID-19.
Sa i përket ngjarjes në “Black Adam”, ky film paraqet udhëtimin e një personi të fuqizuar me fuqi nga zotat e Egjiptit. Ky person ikë nga varri në të cilin ka qëndruar për 500 vite.
Filmi “Black Adam” do të lansohet në SHBA më 21 tetor 2022./21Media