Kontrabandë me emigrantë, arrestohen dy persona
Në Gjevgjeli janë arrestuar dy persona për kontrabandë me emigrantë.
Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 22:30, në autostradë afër vendkalimit kufitar “Bogorodivcë”-Gjevgjeli është arrestuar 35-vjeçari B.A. dhe 63-vjeçari I.A., të dy nga Tetova.
“Gjatë kontrollit në automjetin “BMW”, me targa të Gostivarit,që po drejtohej nga B.A. dhe pasagjeri I.A., janë gjetur 10 persona – mërgimtarë nga Siria”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së./TV21