Schallenberg arrin në Kosovë, nis takimin me Osmanin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka nisur takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg.
Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje nga takimi.
Schallenberg po ashtu do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
Pas takimit me Gërvallen është paralajmëruar edhe konferencë për media në ora 12:00./21Media
