Kuvendi emëron Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës
Kuvendi i Kosovës ka emëruar Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës, që i hap rrugë funksionalizimit të Autoritetit të Konkurrencës.
Pro emërimit të këtij komisioni votuan vetëm 63 deputetë votuan pro këtij bordi, ndërkaq ishte edhe një asbtenim. Opozita nuk ka votuar pasi ka pasur vërejte për emrat në këtë bord.
Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës e përbëjnë katër gra dhe një burrë. Kryesuese e Komisionit është Neime Binaku-Isufi, zëvendëskryetare, Kaltrina Sela, ndërsa Violeta Blakaj – Spaçi, Nafije Osdautaj dhe Besim Stublla janë anëtarë./21Media