Arrestohet 45 vjeçari i kërkuar për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste
Është arrestuar sot një person i kërkuar në Ferizaj, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste”.
Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 06:00, në fshatin “Dardani” të Ferizajt kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet B.H (M/K), i moshës 45 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste” me dënim burgimi prej, 2 vite e 5 muaj.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit./21Media