Lufta në Ukrainë, çfarë ka ndodhur sot?
Rusia nisi një numër sulmesh raketore në Ukrainë, duke përfshirë shënjestrimin më të rëndë të kryeqytetit Kiev prej muajsh. Qyteti u godit nga të paktën 14 raketa ruse herët në mëngjes, me një ndërtesë banimi të shkatërruar, duke lënë një person të vdekur dhe disa të plagosur, duke përfshirë një vajzë 7-vjeçare që i është nënshtruar një operacioni.
Një person vdiq dhe pesë u plagosën kur raketat ruse goditën rajonin qendror Cherkasy , thanë autoritetet lokale, dhe pati gjithashtu sulme në rajonet Kharkiv dhe Sumy, përcjell rtv21.tv
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko tha se sulmet ishin përpjekje e Moskës për të frikësuar Ukrainën, përpara një takimi të liderëve të G7, i cili është hapur sot, dhe një samiti të NATO-s që pason atë, raporton BBC
Lufta ka qenë tema kryesore e diskutimeve në samitin e G7 në Bavari. Nikoqiri i takimit, kancelari gjerman Olaf Scholz, tha se uniteti mbi Ukrainën ishte mesazhi i qartë i G7 për presidentin rus Vladimir Putin. Udhëheqësit pritet të premtojnë mbështetje të mëtejshme ushtarake për Kievin dhe të vendosin më shumë sanksione ndaj Moskës./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?