Policia mbledh bluzat e serbëve me mbishkrime nacionaliste në Gazimestan
Dhjetëra serbë janë mbledhur në Gazimestan të Obiliqit për të shënuar festën religjioze ortodokse të Vidovdanit. Policia e Kosovës po kontrollon të gjithë serbët që kanë arritur Gazimestan të Obiliqit, disa që mbanin fanella me mbishkrime nacionaliste, u morën nga policia.
Përpos marrjes së këtyre fanellave, policia po kontrollon edhe makinat qe kanë msyrë Gazimestanin për këtë manifestim.
Vidovdan është festë fetare serbe që festohet çdo 28 qershor./kallxo

