Osmani thotë se takimi me mërgatën sjell gjithmonë emocione të veçanta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj zyrtar në Slloveni, është takuar edhe me mërgimtarë.
Ajo ka thënë se takimi me mërgatën sjell gjithmonë emocione të veçanta.
“Gjatë vizitës në Slloveni zhvillova një bashkëbisedim të këndshëm me mërgatën tonë të çmuar, e cila është shpirti dhe zemra e Kosovës. Për Kosovën është pasuri një mërgatë e angazhuar dhe mirë e integruar. Përtej kontributit financiar, mërgata po luan rol më rëndësi në zhvillimin e Kosovës, por edhe në ruajtjen e kulturës dhe identitetit tonë në vendet ku jetojnë”, ka shkruar Osmani në Facebook./21Media

 

Back to top button