Kërkon ndihmë mjekësore: Më rrahu vëllai

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që i njëjti është sulmuar fizikisht nga vëllai.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 01:10 në Prishtinë.
“Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.
Nuk raportohet për të arrestuar.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button