Rezultatet e dy ndeshjeve të para në Kampionatin Botëror për Universitete

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të Kampionatit Botëror të hendbollit për Universitete (FISU).
Pas plot 60-të minutave lojë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Universiteti portugez UAVIERO, ka shënuar fitore të thellë me rezultat 65:12 ndaj Shkodrës.
Gjatë tërë ndeshjes portugezët u treguan superiorë ndaj Universitetit shkodran, ku hendbollisti më i mirë ishte Joao Savaria me plot 13 gola të realizuara.

Ndeshja e dytë e Botërorit të hendbollit për universitete i takoi konkurrencës së femrave, ku fitore shënoi UniversitetitKNSU nga Koreja e Jugut kundër hendbollisteve nga Çekia UPOL, me rezultat 35:20.
Hendbollistja më e mirë e ndeshjes ishte Jiim Jung me7 gola, kurse më e dalluara nga Universiteti çek ishte Julie Rozkova, e cila po ashtu realizoi 7 gola./21Media

Show More
Back to top button