“Urime ditëlindja në parajsë”, Adelina me dedikim emocionues për Cimën

Këngëtarja Adelina Thaçi-Meta përmes një shkrimi në Instagram emocioni me urimin për babain e ndjerë, aktorin e madh Rasim Thaçi, i cili do të festonte ditëlindjen e 72-të.
Përmes një fotografie të vet aktorit të ndjerë, Adelina mes fjalësh shpreh mall, dhimbje e dashuri njëkohësisht.
“13 korrik, ditëlindja jotë bab. Sot do t’i kishe mbush 73 vite. Urime ditëlindja atje në parajsë ku je. Të dua deri në frymën tem të fundit”, u shpreh Thaçi-Meta.

Ndryshe, aktori Rasim Thaçi-Cima ka vdekur më 26 mars, në moshën 71 vjeçare. Rasim Thaçi, i cili njihet si Cima do të mbetet në kujtesën e publikut për rolet e tij të shumta komike./21Media

Back to top button