Rritjet e rasteve me COVID-19, a duhet të merren masa, të rikthehen maskat?
Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës tha se disa masa kundër COVID-19 ende janë në fuqi, sidomos bartja e maskave në vende të mbyllura, masë kjo që sipas tij, duhet të aplikohet dhe duhet pasur një mbrojtje më e mirë. Po ashtu shmangja e grumbullimit të njerëve në masë të madhe dhe të vazhdojë dezinfektimi i rregullt i duarve dhe higjiena personale.
Valbon Krasniqi, në Argument Plus të RTV21, u bëri apel qytetarëve që të vaksinohet, siç u shpreh ai, sa më shumë që të jetë e mundur.
I pyetur se a duhet të merren masa tani që Kosova po përballet me numër të madh të rasteve të reja të infektimit me COVID-19, Krasniqi tha se janë në konstultime të vazhdueshme, por nuk janë në fazën që kanë parashikuar ndonjë masë më të ashpër./21Media