Dhurata sjell “adrenalinë” me reperin gjerman
Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur nga publiku, Dhurata Dora sonte publikoi bashkëpunimin e paralajmëruar me reperin gjerman, Luciano.
Kënga titullohet “Adrenalina”, të cilën artistët e kanë publikuar me videoklip, shkruan rtv21.tv
Për tekstin e këngës janë përkujdesur: Dhurata, Luciano dhe Ellinell. Ndërkaq, për videoklipin është kujdesur Fati.tv.
“Adrenalina” është publikuar pas bashkëpunimit të suksesshëm “Gajde” të Dhurata Dorës me Elvana Gjatën./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?