Ministri ukrainas e përshkruan marrëveshjen e grurit si “mbështetje të madhe për ekonominë”
Ministri i Infrastrukturës së Ukrainës, Oleksandr Kubrakov e përshkroi marrëveshjen e grurit që ai nënshkroi në Stamboll si “një mbështetje e madhe për ekonominë ukrainase”.
Në një postim në Facebook të publikuar pak minuta pas nënshkrimit të marrëveshjes, Kubrakov konfirmoi detajet e marrëveshjes të përshkruara më parë nga një zyrtar i lartë i OKB-së.
“Do të krijohet një qendër e përbashkët koordinimi dhe “Turqia do të krijojë grupe inspektimi të përfaqësuesve nga të gjitha palët për të siguruar inspektimin e ngarkesave dhe personelit që shkon në ose largohet nga portet ukrainase. Inspektimi do të mbahet në mënyrë të jashtëzakonshme në portet. Kontrolli mbi portet ukrainase i mbetet plotësisht palës ukrainase”, u shpreh ai, duke thënë se marrëveshja zbatohej vetëm për anijet e përfshira në eksportin e drithit dhe produkteve ushqimore të lidhura me to.
“Dokumenti është i vlefshëm për 120 ditë nga data e nënshkrimit dhe mund të zgjatet për të njëjtën periudhë, përveç nëse njëra nga palët ka njoftuar qëllimin e saj për ta përfunduar atë”, vuri në dukje Kubrakov.
Ai deklaroi se marrëveshja do të inkurajojë gjithashtu fermerët ukrainas që të mbjellin për vitin e ardhshëm.
“Operimi i porteve detare të Ukrainës është kontributi ynë për sigurinë globale të ushqimit dhe ekonominë botërore,” tha Kubrakov, gjë që do të “ngadalësonte volantin e inflacionit që është bërë problem për botën”.
“Kjo marrëveshje na jep mundësi, por ne nuk ndalojmë së punuari në zhvillimin e rrugëve alternative të logjistikës dhe jemi gati për çdo skenar”, tha ai, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv
Ndryshe, marrëveshja për të lejuar Ukrainën të rifillojë eksportet e grurit është nënshkruar sot në Stamboll. Ukraina dhe Rusia kanë arritur marrëveshje që do të lejojë rreth 20 milionë tonë drithëra, që kanë qenë subjekt i bllokadës ruse, të eksportohen nga Ukraina./21Media